Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Pukë

Më 22 shtator 2025 “Gruaja Verilindore e pa Punë” organizoi në Pukë marshimin për sensibilizimin e ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave dhe të komunitetit mbirespektimin e rregullave të qarkullimit të trafikut dhe sigurisë rrugore. Nxënësit marshuan në qytet me pankarta e mjete të tjera sensibilizuese për sigurinë rrugore dhe bashkëpunimin e konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, shkollave, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe sigurisë në komunitet në përgjithësi.

Në këtë aktivitet u bënë pjesëmarrës përfaqësues nga pushteti vendor, nënkryetari i bashkisë Pukë, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore, përfaqësues të policisë dhe të sektorit të policimit në komunitet, pjesëtarë të komunitetit etj, Nga përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrës në aktivitet, u shpërndajnë mesazhe për bashkëpunimin ndërsektorial dhe sigurinë në komunitet.