Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” zhvilloi në datën 26 Shtator takimin ndërgjegjësues të rradhës me të rinjtë e gjimnazit në Manëz. Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi disa nga problematikat që shqetësojnë komunitetin, me fokus të veçantë tek dhuna si dhe roli i policisë në menaxhimin e rasteve të dhunës. Të rinjtë u informuan mbi mënyrat e identifikimit të sinjaleve të dhunës, si dhe mbi institucionet përkatëse ku mund të raportohet ajo, jo vetëm në rastet e dhunës brenda familjes dhe asaj me bazë gjinore, por edhe ndërmjet bashkëmoshatarëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndarjes së informacionit ligjor të përshtatur për moshën e të rinjve.

