Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë – Fier

Më datë 10 dhjetor 2025, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Halit Grëmi” Fier.

Fëmijët morën pjesë në diskutime interaktive mbi format e dhunës dhe rëndësinë e parandalimit dhe raportimit të saj. Gjatë aktivitetit u shpërndanë fletëpalosje me informacion për format e dhunës dhe mesazhe frymëzuese, si: “Mos lejo askënd të të dhunojë”, “Raporto dhunën”, “Kërko ndihmë ti nuk je vetëm”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është t’i fuqizojmë fëmijët me njohuri dhe informacion, si dhe t’i mbështesim për të ndërtuar një mjedis të sigurt, miqësor dhe përfshirës në çdo ambient si në familje, në shkollë dhe në komunitet duke promovuar respekt dhe tolerancë. Ky aktivitet synoi të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit, aktorëve lokalë dhe komunitetit. Nxënësit morën pjesë aktivisht, shpërndanë fletëpalosje informuese dhe diskutuan mënyrat për të krijuar një mjedis të sigurt, të barabartë dhe respektues.