Aktivitet nga Skema e Granteve – Bullizmi dhe të Rinjtë – Gjirokastër

Qendra Kulturore Multimediatike Antigonea zhvilloi në datë 21 prill  në Gjirokastër Takimin Hapës, në kuadër të projektit “Nga ndërgjegjësimi te veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe në komunitet”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve (NJMF), Bashkia, shërbimet sociale, Policia e Shtetit, punonjës socialë, oficerë sigurie dhe psikologë nga shkollat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për adresimin e fenomenit të bullizmit.

Gjatë aktivitetit u prezantuan objektivat dhe aktivitetet e projektit, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.