Më 12.05.2026, Shoqata “Unë, Gruaja” zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues në gjimnazin “Skënderbeu” Maliq, mbi sigurinë kibernetike dhe dhunën digjitale tek të rinjtë në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”.
Në aktivitet morën pjesë nxënës, përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, stafi pedagogjik dhe përfaqësues të policisë vendore SPZ dhe OPGJ, diskutuan mbi bullizmin online, sigurinë në rrjetet sociale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës.
Gjatë diskutimeve u evidentua nevoja për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi rreziqet e hapësirës online, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve për mbrojtjen e të rinjve.

