Më 3 qershor 2026, shoqata “Unë, Gruaja” zhvilloi një sesion informues me nxënësit e gjimnazit “Nefail Rozani” në Podgorie, Maliq me fokus rreziqet e dhunës dixhitale dhe mbrojtjen në hapësirën online. Në aktivitet morën pjesë nxënës, stafi pedagogjik i shkollës, përfaqësues të Policisë së Shtetit, specialistë të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, specialistë të shërbimeve sociale dhe përfaqësues të shoqatës “Unë, Gruaja”.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”. Gjatë diskutimeve u trajtuan rreziqet që lidhen me përdorimin e pakontrolluar të rrjeteve sociale, mekanizmat e raportimit të rasteve të dhunës online dhe roli i institucioneve në identifikimin dhe trajtimin e tyre. Nxënësit u informuan mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përdorimit të sigurt të internetit.

