Në kuadër të Skemës së Granteve, shoqata Alpin, organizoi në maj 2026 një workshop me përfaqësues të Policisë së Komisariatit të Tropojës dhe Policisë së Njësive Administrative.
Aktiviteti u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin efikas të sigurisë së të rinjve në shkolla dhe jashtë saj, duke trajtuar tema mbi bullizmin në mjediset shkollore, bullizmin kibernetik dhe sigurinë online, sigurinë rrugore të fëmijëve dhe të rinjve.
Gjatë workshop-it, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat aktuale, mekanizmat e parandalimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, institucioneve arsimore, familjeve dhe komunitetit për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të rinjtë.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e veprimeve konkrete që mund të kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në komunitet.

