“Zgjidh konfliktin, jo dhunën” nuk është vetëm një mesazh, por një mënyrë për të ndërtuar një shkollë dhe një shoqëri më të sigurt.
Më 9 tetor 2026, në kuadër të projektit “Partneritet për Shkolla të Sigurta – Zgjidh Konfliktin, jo Dhunën” dhe Skemës së Granteve, u zhvillua një takim me nxënësit e shkollës “Dhora Leka” në Tiranë, së bashku me drejtuesit, me mësuesit dhe psikologun e shkollës. Takimi u organizua dhe zhvillua nga stafi i Institutit të Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit.
Në qendër të bisedës ishte komunikimi, zgjidhjet me pajtim midis shokëve, ndërmjetësimi, respektimi i kodit etik në shkollë, dialogu dhe rëndësia e krijimit të një ambienti shkollor pa konflikte dhe pa dhunë. U fol për fuqinë e komunikimit të sinqertë, respektit reciprok dhe mirëkuptimit si bazë për marrëdhënie më të shëndetshme mes të rinjve. Sepse një konflikt mund të bëhet mundësi për mirëkuptim, kur zgjedhim të dëgjojmë, të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin.

