Forumi i Gruas Elbasan, më 15 Tetor 2025 në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga Skema e Granteve të Programit SCPA, realizoi një takim ndërgjegjësimi me pjesëmarrës nga komuniteti dhe institucionet vendore në Bashkinë Prrenjas.
Gjatë takimit ishin të pranishëm përveç burrave, grave dhe të rinjve nga komuniteti edhe Specialist të Policimit në Komunitet, koordinatorja e dhunës dhe punonjësja e Nësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Në këtë takim u diskutua për rolin e policisë, rolin e institucioneve publike të pushtetit vendor, sfidat, problemet si dhe rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga të gjitha palët për një rend dhe siguri më të mirë. Disa nga sfidat dhe sugjerimet që dolën nga takimet me komunitetin ishin dëmtimi i pronës së përbashkët, emigracioni dhe martesa në distancë, dhuna me bazë gjinore vazhdon të konsiderohet si një çështje familjare/private, etj.

