Më 22 tetor 2025 shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin ndërgjegjësues me të rinjtë e Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli”, Durrës, në kuadër të zbatimit të projektit “Policimi në Komunitet”. Gjatë aktivitetit, të rinjtë diskutuan mbi konceptin e tyre mbi dhunën dhe u informuan mbi format dhe institucionet përgjegjëse për raportimin e dhunës. U përcollën informacionet mbi masat ligjore për dhunuesin dhe rëndësinë e raportimit, duke theksuar njëkohësisht edhe shërbimet ekzistuese për viktimat. Përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë, theksoi edhe njëherë rëndësinë e rolit të Policisë dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.

