Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durres

Më 17 Tetor 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes zhvilloi sesionin ndërgjegjësues në Shkollën e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”.

Pas pjesës teorike në klasë, të rinjtë përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës së simulimit, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta në rrugë. “Nuk e kisha menduar kurrë sa shumë vlen një sekondë kujdesi” – u shpreh një nxënëse pas simulimit. Me mbështetjen e ekspertëve dhe Oficerëve të Policisë së DVP Durrës, aktiviteti synoi të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe rolin e të rinjve në krijimin e një kulture më të sigurt qarkullimi.