Më 25 shkurt 2026, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA (EMP), në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, organizoi sesionin e katërt të serisë së seminareve me titull “Përmirësimi i Sistemit të Statistikave të Prodhuara dhe të Përdorura nga Strukturat e Rendit Publik”.
Anëtarët e Grupit të Punës vazhduan të punojnë ngushtë me qëllim krijimin e sistemit të statistikave të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit u përqendruan në të dhënat e dobishme për policinë duke shqyrtuar formularët përkatës të statistikave dhe duke ndarë përvoja dhe informacione mbi përmirësimin e përmbajtjes së formularëve të statistikave të rendit publik.
Grupi i Punës do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim rritjen e saktësisë, besueshmërisë, krahasueshmërisë dhe përdorimit efektiv të statistikave të rendit dhe sigurisë publike.

