Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, Koordinatori i EMP-së organizoi një seminar me temën “Përvojat dhe metodat efektive të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla” drejtuar Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit, i zhvilluar në datat 19 dhe 20 dhjetor 2024 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Ai u fokusua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në drejtim të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla gjatë viteve 2023 – 2024 bazuar në komentet e Forumit online të NSPK dhe në diskutimet gjatë seminarit. Gjithashtu, seminari shërbeu për rigjallërimin e rolit të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe u fokusua në identifikimin e nevojave për trajnim të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në detyrë. Gjatë seminarit, Eksperti dhe Koordinatori i EMP të SCPA ndau dhe shkëmbeu përvojat me pjesëmarrësit për realizimin e suksesshëm të fushatave ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkolla në përgjithësi dhe u fokusua veçanërisht në modulet e trajnimit për luftën kundër përdorimit të drogës. alkoolit dhe duhanit. Në fund të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë materialet e vizibilitetit/fletushka të prodhuara nga Programi SCPA për modulet e lartpërmendura të trajnimit për t’u shpërndarë nëpër shkolla gjatë periudhës Janar – Mars 2025 me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për këto tematika specifike. U ra dakord që në përfundim të fushatave ndërgjegjësuese të kryhet një analizë e punës së NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë duke u fokusuar në prioritetet, problemtaikat dhe sfidat e hasura gjatë fushatave të ndërgjegjësimit e punës së tyre të përditshme.
Takimi i parë i Këshillit Drejtues së Programit SCPA me palët e interesuara të Programit
Më 18 dhjetor 2024, Programi SCPA organizoi takimin e parë të Këshillit Drejtues me pjesëmarrjen e palëve të ndryshme të interesit. Mbledhja e Këshillit Drejtues u bashkëkryesua nga Z. Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit dhe Zëvendës Shef i Misionit dhe Drejtues për Zhvillimin për Bashkëpunim në Ambasadën e Suedisë në Tiranë z. Erik Illes. Në takim morën pjesë drejtues të Policisë së Shtetit në fushën e sigurisë publike dhe trajnimit policor, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, z. Rebani Jaupi shprehu vlerësimin e tij për arritjen e dy fazave të mëparshme të Programit dhe theksoi se PSH mirëpret zhvillimin e mëtejshëm në fazën e tretë të Programit. Ai vuri në dukje faktin se Qeveria Suedeze nëpërmjet Programit SCPA ka mbështetur për shumë vite Policinë e Shtetit përmes aktiviteteve të saj, asistencës teknike dhe dhurimit të pajisjeve moderne teknike, rikonstruksionit të ambienteve policore, softuerve të avancuar duke forcuar bashkëpunimin me aktorët e komunitetit dhe duke rritur kapacitetet policore në ofrimin e shërbimeve të shpejta, efikase dhe transparente. PSH është e gatshme të zbatojë aktivitetet e përfshira në Raportin e Fazës Fillestare dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të arritur rezultatet e pritshme. Erik Illes, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë, përmendi se Suedia ka qenë një partner afatgjatë në Shqipëri për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut, të sigurisë publike dhe shërbimeve të ofrura ndaj publikut. Ai theksoi faktin se Qeveria Suedeze mirëpret partneritete dhe angazhim më të fortë me PSH jo vetëm në fushën e Policimit në Komunitet, por edhe në Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore. Ai vlerësoi partneritetet e institucioneve të tjera përkatëse të përfshirë në zbatimin e Programit të Policimit në Komunitet, veçanërisht shoqërinë civile.Qeveria Suedeze si financuese e programit mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të Programit SCPA nëbashkëpunim me Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA Z. Shundi paraqiti një përmbledhje të komponentëve dhe aktiviteteve të fushave të ndërhyrjes të programit dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e PSH dhe të gjithë aktorëve të tjerë përkatës në mbështetje të zbatimit të aktiviteteve të programit. Takimi përfundoi me miratimin unanim të Raportit Fillestar dhe Planit të Punës të Programit SCPA. Të gjithë palët e interesuara shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm me Programin dhe shprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim dhe angazhim të mëtejshëm.
Takim koordinues në Qarqet Durrës dhe Fier për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
Në kuadër të aktiviteteve të Programit SCPA, përkatësisht “Mbështetja e funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike”, Ekspertja pwr Monitorimin dhe Vlerësimin e EMP-së, znj. Eldisa Zhebo mori pjesë në takime me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike të Qarqeve të Durrësit dhe Fierit, më 10 dhjetor 2024. Pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 për ““Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”, u organizuan dy takime, përkatësisht në qarqet Durrës dhe Fier. Takimi i parë u organizua në Qarkun e Durrësit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prefektura e Qarkut Durrës, Bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë, dhe Komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit. Takimi i dytë u organizua në Qarkun e Fierit me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, DVP Fier, Komisariatet përkatëse të Policisë dhe Bashkitë Fier, Mallakastra, Patos dhe Lushnje. Gjatë këtyre dy takimeve u theksua rëndësia e themelimit të KVSP-ve. EMP-ja e Programit SCPA do të vazhdojë të mbështesë ngritjen dhe funksionimin e KVSP-ve së bashku me ndërtimin e kapaciteteve për anëtarët e KVSP-ve dhe personelin e PSH-së dhe gjithashtu do të kryejë një vlerësim të funksionimit dhe qëndrueshmërisë së KVSP-ve. Në fund të takimit, të gjitha palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më sot nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin e tyre për vazhdimësinë e një bashkëpunimi të tillë të dobishëm.
Rritja e ndërgjegjësimit me të rinjtë gjatë fushatës 16 Ditore të Veprimeve Kundër Dhunës në Familje
Programi SCPA mbështeti dhe bashkëpunoi me Policinë e Shtetit për ndërgjegjësimin e të rinjve gjatë fushatës 16 ditore të veprimeve të ndërmarra kundër dhunës në familje. Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi takime me përfituesit e Programit për të ndarë dhe shkëmbyer informacion mbi aktivitetet e dhunës në familje në përputhje me planin e punës së Programit. Gjithashtu, EMP-ja bashkëpunoi ngushtë me Drejtorinë e Krimeve në Volum të Policisë së Shtetit (PSH), përkatësisht Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve duke shpërndarë materiale promovuese/vizibiliteti kundër Dhunës në Familje (DHF) si fletushka, postera dhe pankarta, byzylykë dore dhe stilolapsa. Materialet promovuese janë shpërndarë gjerësisht në shkolla nga Oficerët e DHF të PSH në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë së Shkollave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri. Programi SCPA gjatë zbatimit të aktiviteteve të tij do të vazhdojë të mbështesë strukturat e DHF në Policinë e Shtetit dhe gjithashtu të bashkëpunojë me shkollat në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Takim Koordinues me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike në Shkodër për Skemën e Granteve, Dhunën në Familje dhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Menaxherja e Skemës së Granteve znj. Miranda Fishka, u takuan me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, z. Fatmir Lleshaj dhe drejtues të tjerë të DVP-së më 26 nëntor 2024. Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës dhe me qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit mbi Skemën e Granteve, e cila do të mbështesë krijimin e partneriteteve për të lehtësuar arritjen e rezultateve kryesore në të tre shtyllat e Programit SCPA. Ekimpi i Menaxhimit të Programit (EMP) informoi drejtuesit e DVP Shkodër se Thirrja e parë për projekt-propozime e Skemës së Granteve do të organizohet së shpejti dhe DVP e Shkodrës është një nga katër DVP-të e përzgjedhura. Krahas këtij aktiviteti, EMP-ja diskutoi mbi aktivitetet e dhunës në familje dhe i dorëzoi DVP-së së Shkodrës materialet promovuese/të vizibilitetit të prodhuara nga Programi SCPA në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje. Materialet e vizibilitetit të Dhunës në Familje të prodhuara nga Programi SCPA do të shfaqen në ambientet e DVP-së për të rritur ndërgjegjësimin me komunitetin e gjerë dhe do të shpërndahen më tej nga strukturat përkatëse të Dhunës në Familje brenda komunitetit veçanërisht në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin mbi Dhunën në Familje me të rinjtë. Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA mori pjesë gjithashtu në takimin koordinues të organizuar nga Prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni për rivitalizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”. Programi SCPA do të mbështesë aktivitetet lidhur me KVSP-të në Shkodër gjatë vitit të ardhshëm.
Mbështetja Suedeze për Reformën e Policisë së Shtetit – Takim prezantues ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit
Ekipi i Menaxhimit të Projektit SCPA pati një takim prezantues me znj. Jonna Assma Prokop, Oficere e Programit dhe Z. Johan Hasselmark, Drejtues i Ekipit, përfaqësues të Programit të ardhshëm Suedez për Mbështetjen mbi “Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunës Seksuale dhe me Bazë Gjinore”. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA, më 21 nëntor 2024. Z.Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA ofroi një përmbledhje të Programit SCPA duke nënvizuar fushat kryesore të ndërhyrjes së fazës së tretë të tij. Ai gjithashtu informoi për aktivitetet e realizuara gjatë fazës fillestare në bashkëpunim me përfituesit e Programit dhe palët e interesit. Z.Johan Hasselmark, Drejtues Ekipi, i Programit për “Hetimin e Vendngjarjes dhe dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore” informoi se Programi do të mbështesë Policinë e Shtetit për të përmbushur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut në dy komponentë kryesorë: 1-Dhuna Seksuale dhe me Bazë Gjinore (DHSBGJ), me objektivin kryesor: Përmirësimi i aftësisë dhe rritja e profesionalizmit të PSH për t’u përgjigjur ndaj dhe menaxhuar rastet e DHSBGJ dhe 2-Shkencat ligjore/Praktikat e hetimit të vendngjarjes (HVNGJ) me objektivin kryesor: “Përmirësimi i cilësisë së hetimeve penale bazuar në prova të forta teknike”. Takimi u organizua me qëllim koordinimin e mbështetjes dhe asistencës që do të ofrohet nga të dy programet suedeze. Gjatë takimit të dyja palët diskutuan dhe ranë dakord që të shmangen mbivendosjet e aktiviteteve. Për momentin, Programi Suedez për Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore po kalon fazën e projektimit, ndërsa Programi SCPA ka përfunduar së fundmi fazën fillestare. Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin duke e informuar njëra-tjetrën për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të programeve.
Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Eksperti për Monitorimin dhe Vlerësimin zj. Eldisa Zhebo, morën pjesë në takimin e inicuar nga Ministria e Brendshme dhe të organizuar më 18 nëntor 2024, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Elbasan. Ky takim u organizua në kuadër të miratimit të VKM-së për Komisionet Vendore të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Prefektit të Qarkut Elbasan, përfaqësuesve të bashkive dhe komisariateve të policisë, Programit SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Pas një bashkëpunimi dhe mbështetje për më shumë se 8 vitesh për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve, Programi SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzuan miratimin e VKM-së për KVSP-të. Në këtë kuadër ka nisur një round takimesh në të gjithë Qarqet për të theksuar rëndësine e ngritjes së KVSP- ve. Në bashkitë ku KVSP ka qenë funksionale tashmë ekziston edhe nje bazë ligjore ndërsa në ato bashki në të cilat nuk kanë ekzistuar është e detyrueshme të ngrihen KVSP-të brenda 3 muajve nga miratimi i VKM-së. Jo pa qellim ky takim organizohet në Elbasan duke patur parasysh përvojat e sukseshme të KVSP-ve në bashkitë Elbasan, Cërrik apo Belsh. Programi SCPA ritheksoi mbështetjen që do vazhdojë të ofrojë për KVSP-të si edhe për rendin dhe sigurinë në këtë qark. Në përfundim të takimit përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Qarkut Elbasan shprehën vlerësimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të dobishëm.
Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të Programit SCPA ’Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri
Më 6 Nëntor 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me znj. Linda Gjermani, Oficere e Programit pranë Ambasadës së Suedisë dhe z. Ansi Shundi, drejtues i ekipit të Programit SCPA për Policimin në Komunitet në Shqipëri. Z. Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Suedeze dhe ndihmën e ofruar. Qeveria Suedeze, nëpërmjet programeve të financuara në vite, është një ndër bashkëpunëtoret kryesore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në fushën e policimit në komunitet. Policia Shqiptare ka përfituar nga praktikat e mira të zbatuara dhe nga investimet e zhvilluara në kuadër të projekteve, të cilat kanë ndikuar si në infrastrukturën e policisë, ashtu edhe në paisjet e ofruara. Drejtori theksoi edhe rolin e rëndësishëm të parandalimit në krijimin e komuniteteve të sigurta dhe rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në punën e policisë, fusha ku programet e financuara nga qeveria Suedeze kanë qenë të përfshira. Nga ana e Ambasadës Suedeze, Znj. Gjermani theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe partneritetin e krijuar me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përfituese të Programit të Policimit në Komunitet dhe rezultatet e prekshme të arritura nga ky bashkëpunim. Ajo informoi drejtuesit e PSH-së se krahas Programit SCPA, Ambasada Suedeze synon të financojë një tjetër projekt si një bashkëpunim dypalësh mes Policisë Suedeze dhe Policisë së Shtetit, të fokusuar në rritjen e aftësive për hetimin në vendngjarje dhe policinë shkencore dhe në çështjet e lidhura me dhunën seksuale dhe me bazë gjinore. Ky projekt i dytë parashikohet të fillojë në fillim të vitit 2025. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA z. Shundi informoi mbi aktivietet e zhvilluara në fazën e tretë të programit, i cili ka filluar në korrik 2024. Fokusi i programit do të jetë në përmirësimin e efektivitetit të zbatimit të policimit në komunitet; forcimin e llogaridhënies dhe koordinimit të policisë me aktorët e tjerë vendorë dhe rritjen e aftësive parandaluese të policisë, përfshirë programin “Shkolla të sigurta” dhe sigurinë rrugore. Në fund të takimit, të dyja palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit dhe synimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.
VLERËSIMI I JASHTËM I POLICISË SË SHTETIT SHQIPTAR – POLICIMI NË KOMUNITET
Ministria e Punëve të Brendshme ( MPB ) e Republikës së Shqipërisë ka nisur një program reforme të Policisë së Shtetit Shqiptar (ASP) , si pjesë e qëllimit të përgjithshëm të Qeverisë për të arritur statusin e kandidatit në BE . Qëllimi i programit të reformave është për të rritur efikasitetin e ASP -së, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira . Ka një interes të konsiderueshëm organizative në shqyrtimin e performancës ASP -së dhe vlerësimin e fushave te saj të forta dhe fushave qe kane mundësi dhe duhet te përmirësohen. Shiko dokumentin
ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE Shtator ‐ Tetor 2014
Ky anketim eshte kryer nga IDRA ne periudhen Shtator‐Tetor 2014 me mbeshtetjen e SACP Programme (Mbeshtetja e Qeverise Suedeze ndaj Ministrise se Brendshme (MB)/Policise se Shtetit (PSH) Shqiptar per Policimin ne Komunitet). I njejti anketim eshte kryer edhe rreth nje vit me pare ne periudhen Gusht– Shtator 2013. Rezultatet e prezantuara ne kete raport jane ‘peshuar’ per te perfaqesuar popullaten statistikisht. Shiko dokumentin