Më 6 Nëntor 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me znj. Linda Gjermani, Oficere e Programit pranë Ambasadës së Suedisë dhe z. Ansi Shundi, drejtues i ekipit të Programit SCPA për Policimin në Komunitet në Shqipëri. Z. Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Suedeze dhe ndihmën e ofruar. Qeveria Suedeze, nëpërmjet programeve të financuara në vite, është një ndër bashkëpunëtoret kryesore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në fushën e policimit në komunitet. Policia Shqiptare ka përfituar nga praktikat e mira të zbatuara dhe nga investimet e zhvilluara në kuadër të projekteve, të cilat kanë ndikuar si në infrastrukturën e policisë, ashtu edhe në paisjet e ofruara. Drejtori theksoi edhe rolin e rëndësishëm të parandalimit në krijimin e komuniteteve të sigurta dhe rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në punën e policisë, fusha ku programet e financuara nga qeveria Suedeze kanë qenë të përfshira. Nga ana e Ambasadës Suedeze, Znj. Gjermani theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe partneritetin e krijuar me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përfituese të Programit të Policimit në Komunitet dhe rezultatet e prekshme të arritura nga ky bashkëpunim. Ajo informoi drejtuesit e PSH-së se krahas Programit SCPA, Ambasada Suedeze synon të financojë një tjetër projekt si një bashkëpunim dypalësh mes Policisë Suedeze dhe Policisë së Shtetit, të fokusuar në rritjen e aftësive për hetimin në vendngjarje dhe policinë shkencore dhe në çështjet e lidhura me dhunën seksuale dhe me bazë gjinore. Ky projekt i dytë parashikohet të fillojë në fillim të vitit 2025. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA z. Shundi informoi mbi aktivietet e zhvilluara në fazën e tretë të programit, i cili ka filluar në korrik 2024. Fokusi i programit do të jetë në përmirësimin e efektivitetit të zbatimit të policimit në komunitet; forcimin e llogaridhënies dhe koordinimit të policisë me aktorët e tjerë vendorë dhe rritjen e aftësive parandaluese të policisë, përfshirë programin “Shkolla të sigurta” dhe sigurinë rrugore. Në fund të takimit, të dyja palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit dhe synimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.
VLERËSIMI I JASHTËM I POLICISË SË SHTETIT SHQIPTAR – POLICIMI NË KOMUNITET
Ministria e Punëve të Brendshme ( MPB ) e Republikës së Shqipërisë ka nisur një program reforme të Policisë së Shtetit Shqiptar (ASP) , si pjesë e qëllimit të përgjithshëm të Qeverisë për të arritur statusin e kandidatit në BE . Qëllimi i programit të reformave është për të rritur efikasitetin e ASP -së, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira . Ka një interes të konsiderueshëm organizative në shqyrtimin e performancës ASP -së dhe vlerësimin e fushave te saj të forta dhe fushave qe kane mundësi dhe duhet te përmirësohen. Shiko dokumentin
ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE Shtator ‐ Tetor 2014
Ky anketim eshte kryer nga IDRA ne periudhen Shtator‐Tetor 2014 me mbeshtetjen e SACP Programme (Mbeshtetja e Qeverise Suedeze ndaj Ministrise se Brendshme (MB)/Policise se Shtetit (PSH) Shqiptar per Policimin ne Komunitet). I njejti anketim eshte kryer edhe rreth nje vit me pare ne periudhen Gusht– Shtator 2013. Rezultatet e prezantuara ne kete raport jane ‘peshuar’ per te perfaqesuar popullaten statistikisht. Shiko dokumentin
ANKETA MBI ‘VIKTIMAT E KRIMIT’ (MARS 2014)
Fillimisht të anketuarit u pyetën rreth arsyes për të cilën ata/ato kanë bërë denoncim në komisariatet përkatëse të policisë. Nga të dhënat vihet re se në shumicën e rasteve është kallëzuar dhuna në familje (27%). Më tej, 45% e rasteve kanë të bëjnë me denoncime vjedhjesh të ndryshme si : vjedhje subjekti biznesi (10%), vjedhje portofoli/çante (10%), vjedhje banese (7%), vjedhje makine/biçikletë (7%), vjedhje celulari (6%), vjedhje parash (5%). Shiko dokumentin
POLICIA, RENDI, SIGURIA DHE MARREDHENIET ME KOMUNITETIN
Qëllimi i raportit është ti ofrojë MPB dhe PSH rekomandime të cilat mund të merren parasysh gjatë procesit të reformave të cilat përmirësojnë punën e PSH në tërësi dhe në mënyrë të veçantë Policimin ndaj Komunitetit. Për të ofruar rekomandime të bazuara në informacion të asnjanshëm dhe tërësor, raporti u bazua në një sërë studimesh të cilat japin pritshmëritë që kanë institucione dhe grupime të ndryshme qytetarësh mbi punën e PSH. Gjatë periudhës Mars – Prill 2014… Shiko dokumentin
Studim Partneritetet në Kontekstin e Policimit në Komunitet
Ky studim është kryer nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) në harkun kohor prill-shtator 2013, në kuadrin e një kontrate me Programin Mbështetja Suedeze ndaj MB/PSH për Policimin në Komunitet (këtu e tutje, Programi SACP) Objektivi i studimit është të shqyrtojë në mënyrë kritike rrjetin e partneriteteve të policisë dhe, çka është më e rëndësishme, cilësinë e tyre (të partneriteteve). Shiko dokumentin
STUDIM MBI POLICINE E SHTETIT (MARS, 2014)
Guida e moderimit Ndjesi të përgjithshme: Rendi dhe Siguria në Shqipëri Performanca e Policisë së Shtetit Profesionalizmi i Policisë së Shtetit Pritshmëritë nga Policia e Shtetit Policimi në Komunitet Komuniteti Rom & Egjiptian Shiko dokumentin
STUDIM MBI KËNAQËSINË E PUNONJËSVE TË POLICISË NË LIDHJE ME KUSHTET E PUNËS
Policia e Shtetit Shqiptar / PSH SACP – Mbështetja e Qeverisë Suedeze për Programin mbi forcimin e policimit në komunitet ICLA – Instituti për Ndryshim e Lidership në Shqipëri CBTL – Qendra e Biznesit, Teknologjisë dhe Drejtimit Shiko dokumentin
STRATEGJI E INTEGRUAR E KOMUNIKIMIT DHE PLANI I KOMUNIKIMIT
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar mbështetet mbi një strukturë që përfshin Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Departamentin e Sigurisë Publike, pjësë e të cilit janë Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (forcat speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë – NSH), Departamentin e Kufirit dhe Migracionit. Policia e Shtetit shtrihet në të gjithë vendin në 12 Drejtori të Policisë në Qarqe, 43 Komisariate të Policisë, 6 Komisariate Speciale dhe NSH, 7 Drejtori Rajonale për Kufirin e Migracionin dhe 2 Komisariate të Kufirit e Migracionit. Shiko dokumentin
Roli i Policimit ne Komunitet si parandalues i krimit dhe ngjarjeve me natyrë kriminale
Përse policimi në komunitet është i rëndësishëm për popullsinë dhe në veçanti për të rinjtë? Duke qenë një model i ndryshimit organizativ dhe institucional i pranuar në shumicën e vendeve Europiane që kontribuon në përmirësimin e dukshëm të shërbimeve të kryera nga Ministria e Brendshme, Policimi në Komunitet përfaqëson një koncept dhe një medoel modernizimi që ka si objektiv përqasjen e policisë në nevojat e komunitetit. Shiko dokumentin