Policimi i orientuar nga komuniteti (në vijim, policimi në komunitet), në thelb, është një bashkëpunim ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët. Në këtë paradigmë, policia nuk është “ruajtësi” i vetëm i ligjit dhe rendit, të gjithë anëtarët e komunitetit supozohet të bëhen aleatë aktivë në përpjekje për të rritur sigurinë dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Shiko dokumentin
MANUAL SI T’I PERGJIGJEMI DHUNES NE FAMILJE
ME FOKUS TË VEÇANTË POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR NË BAZË TË LIGJIT PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE DHE KODIT PENAL. Ky manual u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet. Ky projekt u fi nancua nga SIDA dhe vihet në zbatim nga SIPU në kuadër të Programit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet”. Shiko dokumentin
MANUALI I NDIHMËS SPECIALISTIT SPZ
Punonjësit e policisë gjatë përmbushjes së detyrave funksionale duhet të tregojnë nivelin më të lartë të etikës, integritetit dhe profesionalizmit, duke u bazuar në aktet ligjore, nënligjore dhe procedurat standarde të punës që normojnë punën dhe aktivitetin e Policisë së Shtetit. Zbatimi dhe demonstrimi praktik i standardeve etike dhe profesionale nga çdo punonjës policie gjatë kryerjes së detyrave, kontribuon në rritjen e përformancës së organizatës së Policisë së Shtetit, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit reciprok polici – komunitet. Shiko dokumentin
Kapacitetet dhe efektiviteti i programit të policimit në komunitet të Policisë së Shtetit
Zhvillimi i partneritete efektive pune me pushtetin lokal, qeverinë qendrore, OJF-të dhe komunitetet me fokus partneritetin me të rinjtë. Ky studim adreson kapacitetet dhe efektivitetin e PSH në lidhje me policimin në komunitet dhe eksploron çështje që kanë të bëjnë me partneritetin e PSh me pushtetin lokal dhe qendror, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit dhe me fokus të veçantë partneritetin me të rinjtë, opinionet dhe qëndrimet e tyre. Shiko dokumentin
SISTEMI I MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET – Qershor 2014
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka nisur që në Qershor 2013, një program reforme, me qëllim që të rrisë efikasitetin e Policisë së Shtetit, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira, duke treguar një interes të konsiderueshëm mbi policimin në komunitet. Shiko dokumentin.
STUDIMI I SISTEMIT TË MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET- Qershor 2015
Në përputhje me Strategjinë Suedeze për bashkëpunim për zhvillimin e Shqipërisë për periudhën janar 2009-dhjetor 2012, Qeveria Suedeze po mbështet Qeverinë Shqiptare dhe qytetarët e saj për të arritur rezultate pozitive për të “Siguruar se shoqëria civile në Shqipëri ka akses më të madh në një sistem policor më të sigurt ligjërisht dhe më efiçient, i cili është nën kontrollin e qytetarëve dhe është subjekt monitorimi prej tyre”. Shiko dokumentin
RAPORT: “VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT TË STRUKTURAVE KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE NË POLICINË E SHTETIT, SI PJESË E MEKANIZMIT TË REFERIMIT DHE TRAJTIMIT TË RASTEVE TË DHUNËS NË MARRDHËNIET FAMILJARE”
Ky raport vlerësimi u hartua për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë së Shtetit Shqiptar në kuadër të hapave që do të ndërmarrin për aplikimin e filozofisë së policimit në komunitet, si një strukturë ndihmëse edhe për trajtimin e rasteve të dhunës në marrdhëniet familjare, në vijim të përgjegjësive që ka Policia e Shtetit si antare e Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të këtyre rasteve…. Shiko dokumentin.
RAPORT I STUDIMIT BAZË MBI DHUNËN NË FAMILJE DHE POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR
Dhuna në familje është një fenomen mbarëbotëror, i cili ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ky fenomen, i cili shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: ndikimi kulturor me rrënjë të thella në traditat e vjetra patriarkale, situatat jetësore jo të shëndosha, diskriminimi gjinor, papunësia, kontrolli ndërbreznor në familje etj.; përbën një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare, qeverinë dhe shoqatat civile, si dhe donatorët e huaj të cilët operojnë në vend. Shiko dokumentin
ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE
Objektivat e Anketes • Matja e nivelit te kenaqesise se qytetareve me sherbimet e policise se shtetit. • Impakti i aktivitetit te policise mbi jeten e perditshme te qytetareve Shiko dokumentin
STUDIM MBI MATJEN E SIGURISË NË KOMUNITET
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përfshin policinë e rendit publik, policinë e hetimit të krimit, policinë kufitare, policinë e trafikut rrugor, njësitë e forcave speciale dhe të ndërhyrjes së shpejtë dhe drejtoritë e personelit, logjistikës dhe buxhetit. Janë 12 Drejtori Policie në nivel qarku, 43 komisariate dhe 8 Drejtori Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Inspektorët e zonës janë ata që janë të vendosur më afër komunitetit dhe marrin përgjegjësi të përditshme sipas aktiviteteve të policimit në komunitet në terren. Ata janë lidhja direkte me kryetarin e bashkisë ose komunës dhe gjithashtu marrin pjesë, kur u kërkohet, në takimet lokale që organizohen në kuadër të policimit në komunitet……. Shiko Dokumentin