Ky studim është kryer nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) në harkun kohor prill-shtator 2013, në kuadrin e një kontrate me Programin Mbështetja Suedeze ndaj MB/PSH për Policimin në Komunitet (këtu e tutje, Programi SACP) Objektivi i studimit është të shqyrtojë në mënyrë kritike rrjetin e partneriteteve të policisë dhe, çka është më e rëndësishme, cilësinë e tyre (të partneriteteve). Shiko dokumentin
STUDIM MBI POLICINE E SHTETIT (MARS, 2014)
Guida e moderimit Ndjesi të përgjithshme: Rendi dhe Siguria në Shqipëri Performanca e Policisë së Shtetit Profesionalizmi i Policisë së Shtetit Pritshmëritë nga Policia e Shtetit Policimi në Komunitet Komuniteti Rom & Egjiptian Shiko dokumentin
STUDIM MBI KËNAQËSINË E PUNONJËSVE TË POLICISË NË LIDHJE ME KUSHTET E PUNËS
Policia e Shtetit Shqiptar / PSH SACP – Mbështetja e Qeverisë Suedeze për Programin mbi forcimin e policimit në komunitet ICLA – Instituti për Ndryshim e Lidership në Shqipëri CBTL – Qendra e Biznesit, Teknologjisë dhe Drejtimit Shiko dokumentin
STRATEGJI E INTEGRUAR E KOMUNIKIMIT DHE PLANI I KOMUNIKIMIT
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar mbështetet mbi një strukturë që përfshin Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Departamentin e Sigurisë Publike, pjësë e të cilit janë Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (forcat speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë – NSH), Departamentin e Kufirit dhe Migracionit. Policia e Shtetit shtrihet në të gjithë vendin në 12 Drejtori të Policisë në Qarqe, 43 Komisariate të Policisë, 6 Komisariate Speciale dhe NSH, 7 Drejtori Rajonale për Kufirin e Migracionin dhe 2 Komisariate të Kufirit e Migracionit. Shiko dokumentin
Roli i Policimit ne Komunitet si parandalues i krimit dhe ngjarjeve me natyrë kriminale
Përse policimi në komunitet është i rëndësishëm për popullsinë dhe në veçanti për të rinjtë? Duke qenë një model i ndryshimit organizativ dhe institucional i pranuar në shumicën e vendeve Europiane që kontribuon në përmirësimin e dukshëm të shërbimeve të kryera nga Ministria e Brendshme, Policimi në Komunitet përfaqëson një koncept dhe një medoel modernizimi që ka si objektiv përqasjen e policisë në nevojat e komunitetit. Shiko dokumentin
MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET
Policimi i orientuar nga komuniteti (në vijim, policimi në komunitet), në thelb, është një bashkëpunim ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët. Në këtë paradigmë, policia nuk është “ruajtësi” i vetëm i ligjit dhe rendit, të gjithë anëtarët e komunitetit supozohet të bëhen aleatë aktivë në përpjekje për të rritur sigurinë dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Shiko dokumentin
MANUAL SI T’I PERGJIGJEMI DHUNES NE FAMILJE
ME FOKUS TË VEÇANTË POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR NË BAZË TË LIGJIT PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE DHE KODIT PENAL. Ky manual u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet. Ky projekt u fi nancua nga SIDA dhe vihet në zbatim nga SIPU në kuadër të Programit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet”. Shiko dokumentin
MANUALI I NDIHMËS SPECIALISTIT SPZ
Punonjësit e policisë gjatë përmbushjes së detyrave funksionale duhet të tregojnë nivelin më të lartë të etikës, integritetit dhe profesionalizmit, duke u bazuar në aktet ligjore, nënligjore dhe procedurat standarde të punës që normojnë punën dhe aktivitetin e Policisë së Shtetit. Zbatimi dhe demonstrimi praktik i standardeve etike dhe profesionale nga çdo punonjës policie gjatë kryerjes së detyrave, kontribuon në rritjen e përformancës së organizatës së Policisë së Shtetit, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit reciprok polici – komunitet. Shiko dokumentin
Kapacitetet dhe efektiviteti i programit të policimit në komunitet të Policisë së Shtetit
Zhvillimi i partneritete efektive pune me pushtetin lokal, qeverinë qendrore, OJF-të dhe komunitetet me fokus partneritetin me të rinjtë. Ky studim adreson kapacitetet dhe efektivitetin e PSH në lidhje me policimin në komunitet dhe eksploron çështje që kanë të bëjnë me partneritetin e PSh me pushtetin lokal dhe qendror, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit dhe me fokus të veçantë partneritetin me të rinjtë, opinionet dhe qëndrimet e tyre. Shiko dokumentin
SISTEMI I MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET – Qershor 2014
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka nisur që në Qershor 2013, një program reforme, me qëllim që të rrisë efikasitetin e Policisë së Shtetit, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira, duke treguar një interes të konsiderueshëm mbi policimin në komunitet. Shiko dokumentin.