Ansi Shundi
Menaxheri i Programit (Drejtuesi i Ekipit/DE)
Ansi Shundi është një ish-nëpunës civil shqiptar, me mbi 20 vjet përvojë në hartimin dhe zbatimin e reformave në administratën publike, qeverisjen e mirë, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin e kapaciteteve. Ai ka 16 vjet ekspertizë ndërkombëtare duke punuar në reformat në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, në procedurat dhe proceset e menaxhimit, dhe gjithashtu ka qenë i përfshirë si ekspert afatgjatë në Ukrainë, Armeni, Gjeorgji dhe Moldavi. Ansi ka përvojë të gjerë si Drejtues Ekipi në projekte komplekse. Ai ka qenë i angazhuar në të dy fazat e mëparshme të programit, fillimisht si Ekspert i Menaxhimit të Performancës dhe më pas si Drejtues i Ekipit të Programit. Ansi ka luajtur një rol kyç si Drejtues Ekipi në zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet, në përmirësimin e detyrave të menaxhimit, si dhe në mbështetjen e planifikimit strategjik dhe aktiviteteve të Monitorimit dhe Vlerësimit.