Historiku

Historiku i Programit

Mbështetja e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) udhëhiqet nga Strategjia për bashkëpunimin e reformave të Suedisë 2021–2027 për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, e cila i jep përparësi fushave si demokracia, sundimi i ligjit, barazia gjinore dhe shoqëritë gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Një fokus kyç i planit të funksionimit të kësaj strategjie është policimi në komunitet, me synimin për të përmirësuar rritjen e rendit e sigurisë publike, parandalimin dhe zhvillimin e partneriteteve ndërmjet policisë dhe komuniteteve. Që nga viti 2012, Suedia ka mbështetur Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë dhe Policinë e Shtetit në zhvillimin e policimit në komunitet nëpërmjet Programit Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri. SIDA dhe Ambasada Suedeze në Shqipëri kanë ofruar mbështeje nëpërmjet këtij programi në dy faza të mëparshme. Faza e parë e programit (2012-2015) u fokusua në përmirësimin e shërbimeve të sigurisë publike, ndërtimin e besimit midis policisë dhe qytetarëve dhe forcimin e partneriteteve me komunitetin, veçanërisht me të rinjtë, ndërsa faza e dytë (2017–2022) u fokusua në përmirësimin e strukturës së policimit në komunitet të PSH-së, forcimin e partneriteteve vendore dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit; mbështetjen e menaxhimit strategjik të PSH-së dhe zbatimin e Strategjisë së re të Sigurisë Publike; dhe rritjen e reagimeve ndaj dhunës në familje përmes zhvillimit të aftësive dhe koordinimit më të mirë midis PSH-së dhe palëve të tjera të interesuara për mbështetje të gjithanshme. Bazuar në interesin e shprehur nga pala përfituese e programit dhe në një vlerësim të jashtëm Qeveria Suedeze angazhoi fonde për fazën e tretë të programit me qëllim ofrimin e mbështetjes të vazhdueshme për reformat e policimit në komunitet, duke theksuar nevojën për ndryshime të sjelljes dhe kulturore brenda policisë dhe ndërtimin gradual të besimit në komunitet.

2012-2015
2017-2022
2024-2029