MBËSHTETJE PËR POLICIMIN NË KOMUNITET
Nënkomponentët
Nënkomponentët dhe aktivitetet e Komponentit I përbëjnë thelbin e projektit. Objektivi kryesor i këtij komponenti është të përmirësojë kuptimin dhe zbatimin praktik të filozofisë së Policimit në Komunitet në punën e përditshme të policisë. Ky komponent fokusohet tek Oficerët e Policisë së Patrullës së Përgjithshme me synimin për të konsoliduar filozofinë e Policimit në Komunitet dhe për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë. Përveç kësaj, do të ofrohen edhe kurse rifreskuese për Oficerët e Policimit në Komunitet për të siguruar që ata të vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë efektive parimet e PK-së. Krahas trajnimit të ofruar për oficerët e nivelit operacional, trajnimi dhe mentorimi do të shtrihen edhe për drejtuesit e niveleve të ulëta dhe të mesme në Komisariatet e Policisë për të siguruar adoptimin e plotë të qasjes së PK-së nga çdo punonjës policie. Fokus i veçantë do t’i kushtohet edukimit dhe trajnimit të Policimit në Komunitet në Akademinë e Sigurisë. Për më tepër, programi do të mbështesë zhvillimin dhe aplikimin e saktë të statistikave për të matur më mirë progresin dhe rezultatet.
ANALIZA DHE PËRGJESHMËRIA E POLICIMIT NË KOMUNITET
Nënkomponentët
Komponenti 2 fokusohet në përmirësimin e përpjekjeve në fushën e Policimit në Komunitet në Shqipëri duke forcuar mekanizmat e përgjegjshmërisë dhe kapacitetet analitike të institucioneve vendore dhe kombëtare. Ky komponent gjithashtu fokusohet në përmirësimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, rritjen e kapaciteteve të analizës dhe monitorimit të të dhënave brenda Policisë së Shtetit dhe në shfrytëzimin e anketave të kënaqësisë publike për të informuar vendimet e politikave. Në kuadër të këtij komponenti, do të ofrohet mbështetje gjithashtu për zbatimin e objektivave të Strategjisë Ndërsektoriale për Sigurinë në Komunitet, 2021-2026 dhe Planit të Veprimit të saj 2024-2026.
Objektivi kryesor i Komponentit 2 është të rrisë përgjegjshmërinë, transparencën dhe efektivitetin në policimin në komunitet përmes rritjes së angazhimit të aktorëve lokalë, krijimit të sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit dhe kryerjes së vlerësimeve të rregullta të perceptimeve të publikut në lidhje me performancën e policisë.
PËRMIRËSIMI I REAGIMEVE TË POLICISË NDAJ PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT, PËRFSHIRË DHUNËN NË FAMILJE
Nënkomponentët
Ky komponent përfshin aktivitete të ndryshme që janë vazhdimësi e ndërhyrjeve të fazave të mëparshme dhe përfaqësojnë një kontribut kyç të programit në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në trajtimin e prioriteteve të komunitetit. Objektivat kryesore të këtij komponenti përqendrohen të sigurojnë që Policia e Shtetit të ketë kapacitete adekuate në tema specifike policore të dhunës në familje, trafikut dhe angazhimit të të rinjve. Ky komponent siguron që reagimet e Policisë së Shtetit ndaj prioriteteve të komunitetit të jenë të përshtatshme dhe të bazuara në një perceptim të shëndoshë të problematikave, nevojave të grupeve vulnerabël dhe që policia të ketë aftësitë e duhura për të ofruar një reagim të përshtatshëm.
Programi përfshin një komponent ndërsektorial të Skemës së Granteve që plotëson ndërlidhjen e të tre shtyllave kryesore. Skema e Granteve (SG) do të ruajë profilin “horizontal” në zbatimin e përgjithshëm të programit dhe do të mbështesë krijimin e partneriteteve për të lehtësuar arritjen e rezultateve parësore në të tre shtyllat. Skema e Granteve synon të përforcojë pjesëmarrjen e komunitetit dhe të ndikojë mbi zhvillimin e qasjeve të policimit në komunitet duke siguruar që policimi në komunitet të jetë i angazhuar mirë me grupet e motivuara të komunitetit. SG-ja do të ketë një fokus të fortë në forcimin e partneriteteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështje të tilla si diversiteti, integrimi gjinor, dhuna në familje dhe të drejtat e njeriut. SG-ja do të synojë grupet vulnerabël të komunitetit, veçanërisht të rinjtë dhe gratë dhe do të bashkëpunojë me organizatën e policisë, Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC) dhe aktorë të tjerë kyç lokalë në fushën e policimit në komunitet për të përforcuar partneritetet.
Përveç kësaj, Programi do të ofrojë gjithashtu mbështetje teknike për Drejtoritë Vendore të Policisë, DPPSH-në dhe MB-në në lidhje me aktivitetet përkatëse për ngritjen e kapaciteteve të Monitorimit dhe Vlerësimit, përcaktimin e treguesve, mbledhjen e të dhënave dhe mjetet e duhura, analizat statistikore dhe anketat e kënaqësisë.
Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri – Faza 3”, program që financohet nga Qeveria Suedeze dhe që asiston zbatimin e reformës së policimit në komunitet në Shqipëri, shpall Thirrjen Nr.1 për Aplikime.