Rreth
SCPA

Programi

Vështrim i përgjithshëm mbi programin

Programi i Fazës së Tretë të Forcimit të Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA) është një program i financuar nga Qeveria Suedeze në kuadrin e Strategjisë për bashkëpunimin e reformave të Suedisë me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për periudhën 2021–2027, e menaxhuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe zbatuar nga Cowater International Sweden AB. Faza III e Programit SCPA filloi zbatimin më 20 qershor 2024 dhe pritet të zgjasë pesë vjet, pra deri më 19 qershor 2029.

Programi është krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, në veçanti Policinë e Shtetit (PSH) dhe Ministrinë e Brendshme (MB) si përfituesit kryesorë të programit. Gjithashtu, programi ofron asistencë dhe mbështetje teknike dhe bashkëpunon me pushtetin vendor, organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat joqeveritare në të gjithë vendin. Gjatë zbatimit të tij Programi do të bashkëpunojë ngushtë me institucione të tjera përkatëse si Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Avokati i Popullit dhe institucionet përkatëse akademike. 

Programi do të menaxhohet nga Ekipi i Menaxhimit të Programit (EMP), i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë në fushën e policimit. EMP do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin operativ të programit. Përvoja e mëparshme profesionale e ekipit, njohuritë, kapacitetet dhe kualifikimet si në punën e përbashkët ashtu edhe me programin, në mënyrë unike do të kontribuojnë në zbatimin e mësimeve të nxjerra në fazën e tretë, duke çuar kështu në zbatimin e suksesshëm të programit. Ekipi i Menaxhimit të Programit do të mbështesë zbatimin e aktiviteteve të rënë dakord në Komitetin Drejtues të Programit (KDP) dhe të detajuara në praktikë me Policinë e Shtetit Shqiptar në Grupin e Përbashkët të Punës (GPP), i cili përbëhet nga specialistë të PSH-së (nga DPPSH-ja dhe në nivel Drejtorish Vendore të Policisë/Komisariatesh të Policisë) dhe ekspertët e EMP-së.

Programi

Objektivi i Programit

Objektivi i përgjithshëm i Programit është të ofrojë asistencë dhe mbështetje teknike me qëllim arritjen e besimit dhe partneritetit të përmirësuar ndërmjet policisë dhe komunitetit duke kontribuar kështu drejt fqinjësive më të sigurta. Gjatë zbatimit të tij, Programi synon të rrisë besimin e publikut tek policia, duke inkurajuar komunitetet që të angazhohen më shumë dhe të sigurohen në mënyrën se si trajtohen dhe plotësohen nevojat e tyre në lidhje me sigurinë dhe rendin publik. Programi do të mbështesë dhe inkurajojë ndryshimin e sjelljes dhe kulturës së punës nga policia në nivele të ndryshme dhe ndërtimin e mentalitetit dhe besimit nga publiku/qytetarët me qëllim promovimin e një qasjeje të fuqishme të policimit në komunitet.

Bashkëpuntëtorët

Partnerët dhe Bashkëpunëtorët