Programi SCPA mbështeti dhe bashkëpunoi me Policinë e Shtetit për ndërgjegjësimin e të rinjve gjatë fushatës 16 ditore të veprimeve të ndërmarra kundër dhunës në familje. Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi takime me përfituesit e Programit për të ndarë dhe shkëmbyer informacion mbi aktivitetet e dhunës në familje në përputhje me planin e punës së Programit. Gjithashtu, EMP-ja bashkëpunoi ngushtë me Drejtorinë e Krimeve në Volum të Policisë së Shtetit (PSH), përkatësisht Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve duke shpërndarë materiale promovuese/vizibiliteti kundër Dhunës në Familje (DHF) si fletushka, postera dhe pankarta, byzylykë dore dhe stilolapsa. Materialet promovuese janë shpërndarë gjerësisht në shkolla nga Oficerët e DHF të PSH në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë së Shkollave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri. Programi SCPA gjatë zbatimit të aktiviteteve të tij do të vazhdojë të mbështesë strukturat e DHF në Policinë e Shtetit dhe gjithashtu të bashkëpunojë me shkollat në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.