Në kuadër të aktiviteteve të Programit SCPA, përkatësisht “Mbështetja e funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike”, Ekspertja pwr Monitorimin dhe Vlerësimin e EMP-së, znj. Eldisa Zhebo mori pjesë në takime me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike të Qarqeve të Durrësit dhe Fierit, më 10 dhjetor 2024.
Pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 për ““Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”, u organizuan dy takime, përkatësisht në qarqet Durrës dhe Fier. Takimi i parë u organizua në Qarkun e Durrësit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prefektura e Qarkut Durrës, Bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë, dhe Komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit. Takimi i dytë u organizua në Qarkun e Fierit me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, DVP Fier, Komisariatet përkatëse të Policisë dhe Bashkitë Fier, Mallakastra, Patos dhe Lushnje. Gjatë këtyre dy takimeve u theksua rëndësia e themelimit të KVSP-ve. EMP-ja e Programit SCPA do të vazhdojë të mbështesë ngritjen dhe funksionimin e KVSP-ve së bashku me ndërtimin e kapaciteteve për anëtarët e KVSP-ve dhe personelin e PSH-së dhe gjithashtu do të kryejë një vlerësim të funksionimit dhe qëndrueshmërisë së KVSP-ve.
Në fund të takimit, të gjitha palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më sot nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin e tyre për vazhdimësinë e një bashkëpunimi të tillë të dobishëm.