Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Menaxherja e Skemës së Granteve znj. Miranda Fishka, u takuan me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, z. Fatmir Lleshaj dhe drejtues të tjerë të DVP-së më 26 nëntor 2024.
Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës dhe me qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit mbi Skemën e Granteve, e cila do të mbështesë krijimin e partneriteteve për të lehtësuar arritjen e rezultateve kryesore në të tre shtyllat e Programit SCPA. Ekimpi i Menaxhimit të Programit (EMP) informoi drejtuesit e DVP Shkodër se Thirrja e parë për projekt-propozime e Skemës së Granteve do të organizohet së shpejti dhe DVP e Shkodrës është një nga katër DVP-të e përzgjedhura. Krahas këtij aktiviteti, EMP-ja diskutoi mbi aktivitetet e dhunës në familje dhe i dorëzoi DVP-së së Shkodrës materialet promovuese/të vizibilitetit të prodhuara nga Programi SCPA në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje. Materialet e vizibilitetit të Dhunës në Familje të prodhuara nga Programi SCPA do të shfaqen në ambientet e DVP-së për të rritur ndërgjegjësimin me komunitetin e gjerë dhe do të shpërndahen më tej nga strukturat përkatëse të Dhunës në Familje brenda komunitetit veçanërisht në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin mbi Dhunën në Familje me të rinjtë.
Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA mori pjesë gjithashtu në takimin koordinues të organizuar nga Prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni për rivitalizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”. Programi SCPA do të mbështesë aktivitetet lidhur me KVSP-të në Shkodër gjatë vitit të ardhshëm.