Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Eksperti për Monitorimin dhe Vlerësimin zj. Eldisa Zhebo, morën pjesë në takimin e inicuar nga Ministria e Brendshme dhe të organizuar më 18 nëntor 2024, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Elbasan.

Ky takim u organizua në kuadër të miratimit të VKM-së për Komisionet Vendore të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Prefektit të Qarkut Elbasan, përfaqësuesve të bashkive dhe komisariateve të policisë, Programit SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Pas një bashkëpunimi dhe mbështetje për më shumë se 8 vitesh për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve, Programi SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzuan miratimin e VKM-së për KVSP-të.

Në këtë kuadër ka nisur një round takimesh në të gjithë Qarqet për të theksuar rëndësine e ngritjes së KVSP- ve. Në bashkitë ku KVSP ka qenë funksionale tashmë ekziston edhe nje bazë ligjore ndërsa në ato bashki në të cilat nuk kanë ekzistuar është e detyrueshme të ngrihen KVSP-të brenda 3 muajve nga miratimi i VKM-së. Jo pa qellim ky takim organizohet në Elbasan duke patur parasysh përvojat e sukseshme të KVSP-ve në bashkitë Elbasan, Cërrik apo Belsh. Programi SCPA ritheksoi mbështetjen që do vazhdojë të ofrojë për KVSP-të si edhe për rendin dhe sigurinë në këtë qark.

Në përfundim të takimit përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Qarkut Elbasan shprehën vlerësimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të dobishëm.