Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit

Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, Koordinatori i EMP-së organizoi një seminar me temën “Përvojat dhe metodat efektive të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla” drejtuar Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit, i zhvilluar në datat 19 dhe 20 dhjetor 2024 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Ai u fokusua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në drejtim të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla gjatë viteve 2023 – 2024 bazuar në komentet e Forumit online të NSPK dhe në diskutimet gjatë seminarit. Gjithashtu, seminari shërbeu për rigjallërimin e rolit të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe u fokusua në identifikimin e nevojave për trajnim të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në detyrë.

Gjatë seminarit, Eksperti dhe Koordinatori i EMP të SCPA ndau dhe shkëmbeu përvojat me pjesëmarrësit për realizimin e suksesshëm të fushatave ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkolla në përgjithësi dhe u fokusua veçanërisht në modulet e trajnimit për luftën kundër përdorimit të drogës. alkoolit dhe duhanit.

Në fund të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë materialet e vizibilitetit/fletushka të prodhuara nga Programi SCPA për modulet e lartpërmendura të trajnimit për t’u shpërndarë nëpër shkolla gjatë periudhës Janar – Mars 2025 me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për këto tematika specifike. U ra dakord që në përfundim të fushatave ndërgjegjësuese të kryhet një analizë e punës së NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë duke u fokusuar në prioritetet, problemtaikat dhe sfidat e hasura gjatë fushatave të ndërgjegjësimit e punës së tyre të përditshme.