Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA inicioi një seri trajnimesh për zbatimin e Policimit në Komunitet  në DVP Durrës për t’u shtrirë në total në 10 DVP të Policisë së Shtetit. Trajnimi i drejtohet Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK). Ky trajnim kombinon si ushtrimet teorike ashtu edhe ato praktike si edhe punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementëve përkatës në rutinën e përditshme të punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij trajnimi, oficerët e PSH dhe EMP e Programit SCPA mund të diskutojnë dhe shkëmbejnë eksperiencë mbi detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të OPP dhe stafit të SKK, bashkëpunimin e policisë me komunitetin dhe strukturat e tjera të përfshira për të trajtuar dhe gjetur mënyra për të përmirësuar zbatimin e Policimit në Komunitet. Të trajnuarve u prezantohen situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punojnë në grup me synimin për të siguruar masa që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunite. Gjatë ushtrimeve të tilla, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë përvojën e tyre, të diskutojnë dhe të japin zgjidhje për situatat e paraqitura. Përveç kësaj, ata janë në gjendje të marrin reagime nga EMP për trajtimin e situatës dhe zgjidhjet e ofruara prej tyre duke shkëmbyer përvojën dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të organizatave të tjera policore të BE-së. Me realizimin e suksesshëm të trajnimit, oficerët e PSH rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e PK. Trajnimi i parë tre-ditor, i zhvilluar më 22-24 janar 2025, do të pasohet nga trajnime të tjera në DVP Durrës, Tiranë dhe Fier gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.