Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA vijon të zhvillojë trajnimet mbi zbatimin e Policimit në Komunitet gjatë javës së 1-rë, 2 -të dhe 3-të të muajit shkurt 2025 në DVP Tiranë. Trajnimi treditor iu drejtua 75 Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK) nga 7 Komisariatet e Policisë së DVP Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksion ndërveprues mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.