Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP dhe Siguria në Komunitet – Divjakë

Në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike – Partner për një Komunitet të Sigurt”, më 8 shtator 2025 u zhvillua një takim pune në bashkinë Divjakë me pjesëmarrjen e drejtuesve të Drejtorisë së Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban, Drejtorisë Vendore të Arsimit, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Programim-Zhvillimit.

Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet ligjore për funksionimin e KVSP, u diskutuan dhe u identifikuan problematikat e sigurisë në komunitet, si dhe u përcaktuan hapat për hartimin e Planit të Veprimit për Sigurinë Publike. Drejtoritë morën angazhimin për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, i cili do të shërbejë si bazë për buxhetimin specifik të sigurisë publike dhe do të prezantohet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të KVSP.