Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Elbasan

Forumi i Gruas Elbasan, me datën 25 Nëntor 2025 startoi fushatën e 16 ditëve kundra dhunës me bazë gjinore në sheshin “Gensher” së bashku me Komisariatin e Policinë, Bashkinë, Shëndetësin, Arsimin dhe institucionet e tjera vendore antare të MKR-së të Bashkisë Elbasan.

Gjatë aktivitetit qytetarëve u shpërndan fletë palosje dhe materiale të tjera ndërgjegjësimi për dhunën me bazë gjinore dhe u informuan qytetarët sidomos dhunën dixhitale.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).