Aktivitet nga Skema e Granteve – Mekanizmi i Koordinuar i Referimit – Shkodër

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale dhe Politikave të Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me mbështetjen e Programit SCPA, më 21 maj 2026 u organizua në Shkodër “Takimi i rrjetit të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit” për bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Malësi e Madhe dhe Fushë Arrëz.

Aktiviteti bëri bashkë anëtarët e MKR-ve nga këto bashki, duke krijuar një hapësirë për informim mbi Ligjin Nr. 11/2026 “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si dhe për ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e policimit në komunitet, rolin e institucioneve në mekanizmat e referimit dhe sfidat që hasen në mbështetjen dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza.