Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Korcë

Më 12 tetor 2026, shoqata “Unë, Gruaja” zhvilloi një aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët”, në Vloçisht, Bashkia Maliq, me temë “Të rinjtë kundër dhunës në familje – Ta njohim, ta parandalojmë dhe ta adresojmë”.

Në aktivitet morën pjesë nxënës, përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, Koordinatori Vendor Kundër Dhunës në Familje, pjesëtarë të stafit pedagogjik dhe aktorë të tjerë institucionalë.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan format e dhunës në familje, pasojat e saj te individi dhe familja, si dhe rëndësia e raportimit dhe kërkimit të ndihmës pranë institucioneve përgjegjëse.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të të rinjve në parandalimin e dhunës, promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe ndërtimin e një kulture të bazuar në respektin reciprok. Përmes diskutimeve, nxënësit u inkurajuan të mos heshtin përballë dhunës, të kërkojnë ndihmë kur është e nevojshme dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt në shkollë, familje dhe komunitet.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”, pjesë e raundit të 2-të të Skemës së Granteve.