Më datë 25 mars 2025, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në lidhje me sigurinë rrugore në kuadër te projektit “Shko Jetë” i organizatës grantmarrëse EKO Mendje. Aktivistët dolën në terren me jelekët e gjelbër, tabela sinjalistike, kone rrugore dhe broshura informuese për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar qytetarët mbi rregullat e lëvizshmërisë së sigurt në qytet. Aktiviteti pati shumë interes nga këmbësorët, pedaluesit dhe drejtuesit e makinave. Gjithashtu mediat lokale e pasqyruan këtë aktivitet si një nisëm të rëndësishme për rritjen e sigurisë rrugore dhe evitimit të trafikut në qytet.