Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, ditën e sotme, më datë 3 Prill 2025, organizoi takimin hapës të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”, në kuadër të programit suedez Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri – SCPA.
Takimi hapës, i cili bëri bashkë rreth 30 pjesëmarrës, ofrues të shërbimeve në nivel lokal, policia, bashkia, prefektura, shëndetësia, arsimi dhe shoqëria civile, pati si qëllim prezantimin e projektit dhe vendosjen më tej të bashkëpunimit ndërinstitucional të domosdoshëm për implementimin e projektit dhe ofrimin efikas të shërbimeve ndaj viktimave të dhunës.
Takimi shërbeu për të ndarë sfidat që ndeshin viktimat e dhunës në aksesimin e shërbimeve dhe rolin e aktorëve lokalë gjatë ofrimit të shërbimeve.