Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës Dixhitale’ – Durrës

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi në dt 5 dhjetor 2025 një takim ndërgjegjësues në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, stafit psiko-social të shkollës, Njësisë së Vlerësimit dhe Referimit të Nevojave (NjVNR) e njësisë nr. 6 si dhe përfaqësues nga Qendra për Shërbime Mbrojtëse dhe Fuqizuese për Fëmijët dhe Familjen.

Diskutimi u fokusua tek parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna digjitale, me theks tek njohja e shenjave të dhunës në rrjetet sociale dhe sigurimi i mbrojtjes personale online. Raste konkrete të pasojave të dhunës digjitale tek të rinjtë u ndanë me nxënësit nga përfaqësuesi i Policisë dhe stafi i Shoqatës, për të dhënë mesazhin dhe për të theksuar se dhuna digjitale është dhunë e jetës reale.

Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë hapa të rëndësishëm drejt një komuniteti më të sigurt dhe të informuar!