Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Elbasan

“Dhuna dixhitale vret njëlloj si dhuna fizike, njera vretë trupin dhe tjetra shpirtin” – u shpreh Aldo gjatë takimit të ndërgjegjësimit të realizuar nga Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cerrik dhe me nxënësit e gjimnazit “Sinan Tomorri, Cerrik më 5 dhjetor 2025.

Qëllimi i takimit të ndërgjegjësimit ishte rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të rinjëve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, dhuna dixhitale, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA)