Forumi i Gruas Elbasan, gjatë muajit dhjetor vazhdoi me fushatën e 16 ditëve kundra dhunës me bazë gjinore me nxënësit e Gjimnazit “Vasil Kamami”, Elbasan, shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Gramsh dhe Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Gramsh.
Gjatë aktivitetit të zhvilluara gjatë pushimit të gjatë nxënësve u shpërndanë fletëpalosje dhe materiale të tjera ndërgjegjësimi për dhunën me bazë gjinore dhe u informuan sidomos për dhunën dixhitale.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).

