“Policimin në komunitet në fillim nuk e kuptoja, por pas këtij takimi kuptova rolin tim si qytetar që nuk është të bëj sehir, por të jem një qytetar aktiv për sigurinë e përbashkët” – u shpreh Enea gjatë takimit të ndërgjegjësimit të realizuar nga Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh dhe me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Gramsh.
Qëllimi i takimit të ndërgjegjësimit ishte rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të nxënësve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, dhuna dixhitale, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).

