Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Tiranë

Të premten, më 5 dhjetor 2025, Qendra Kombëtare për Shërbime Sociale organizoi një takim ndërgjegjësues me gratë dhe vajzat e Njësisë Administrative nr. 1, i cili u zhvillua në Qendrën Komunitare Shkozë, në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjatë këtij aktiviteti u theksua rëndësia njohjes së formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, u diskutua gjerësisht mbi mënyrat e raportimit të rasteve të dhunës dhe u ndanë informacionet mbi të drejtat themelore që çdo grua dhe vajzë gëzon për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri, e mbrojtur nga çdo formë abuzimi dhe diskriminimi.

Takimi shërbeu si një hap domethënës drejt fuqizimit të grave dhe vajzave, forcimit të solidaritetit brenda komunitetit dhe ndërgjegjësimit kolektiv për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe të lirë nga dhuna.