Aktivitet nga Skema e Granteve – Aktivitet Ndërgjegjësues për Sigurinë Rrugore në Shkodër

Me datë 23 korrik 2025, së bashku me koordinatorët e EKO Mendje dhe edukatoret e kopshtit “1 Qershori”, organizuam një aktivitet edukues dhe argëtues me fëmijët e këtij institucioni: një “lojë thesari” me tematikë sensibilizuese për sigurinë rrugore.
Fëmijët, të veshur si policë rrugorë apo si sinjalistikë rrugore, morën pjesë aktivisht në këtë lojë, ku synimi final ishte të arrinin “në shtëpi” duke ndjekur sinjalistikën e duhur.
Ky aktivitet ishte një mënyrë e bukur dhe gjithëpërfshirëse për të edukuar më të vegjlit mbi rëndësinë e rregullave të qarkullimit.
Postimi në rrjete sociale pati një reagim shumë pozitiv, duke u bërë viral dhe duke sjellë përgëzime nga qytetarë të shumtë si dhe nga vetë Drejtoria e Policisë Shkodër.