Më 19 maj, organizata “Unë, Gruaja” zhvilloi takim informues me studentët e vitit të parë të degëve Administrim dhe Politika Sociale dhe Shërbim Social, në bashkëpunim me specialistin e SPZ-së së zonës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”.
Në aktivitet morën pjesë studentë, përfaqësues të shoqatës dhe aktorë institucionalë, të cilët diskutuan mbi fenomenin e dhunës digjitale dhe ndikimin e saj në rritjen e rasteve të dhunës në familje. U trajtuan format më të zakonshme të dhunës dixhitale, pasojat psikologjike dhe sociale, si dhe rastet ku kjo formë dhune haset më shpesh.
Gjithashtu u diskutua mbi shërbimet që ofrohen viktimave të dhunës nga institucionet përgjegjëse, mbi ndryshimet ligjore të ligjit nr. 9669, mbrojtja nga sulmet kibernetike dhe rëndësia e sigurisë në internet.

