Forumi i Gruas Elbasan, më 18 Shtator 2025, në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën me Bazë Gjinore, në qarkun e Elbasanit”, mblodhi në një takim ndërgjegjësimi pjesëmarrës nga komuniteti dhe institucionet vendore në Bashkinë Belsh.
Në takim, krahas përfaqësuesve nga komuniteti, ishin të pranishëm edhe Specialistë të Policimit në Komunitet, koordinatorja e dhunës pranë bashkisë Belsh, punonjësja e Nësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, përfaqësues nga Njësitë Administrative, kryepleq të fshatrave dhe oficerë të sigurisë në shkolla. Në këtë takim u diskutua për rolin e e policisë në garantimin e sigurisë publike, bashkëpunimin me komunitetin, rolin e institucioneve publike të pushtetit vendor, sfidat, problemet si dhe rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga të gjitha palët për një rend dhe siguri më të mirë.

