Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna me bazë Gjinore – në Fushë-Arrëz

Më datë 8 korrik 2025, QSNNN organizoi takimin e dytë me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjelltë.