Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, zhvilloi më date 26 Qershor 2025, takimin me grupet e punës të ngritura në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”.
Pjesë e këtij takimi u bënë ofruesit e shërbimeve sociale të njësive administrative Sukth, Manëz dhe Ishëm, Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ) dhe administratorët social në Sukth dhe Manëz, punonjësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, përfaqësuese e qendrës shëndetësore, si dhe punonjësja pranë Qendrës Komunitare per Shërbime Sociale të Integruara per Familjen në Sukth.
Ky takim krijoi mundësinë e diskutimit të rasteve konkrete, por edhe ndarjes së nevojave dhe problematikave që ndeshin ofruesit e shërbimeve gjatë punës së tyre, të lidhura kryesisht me mbivendosjen e detyrave, mungesën e burimeve njerëzore dhe pamjaftueshmërinë e shërbimeve.