Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje dhe Policimi në Komunitet – Fier

Më 4 Korrik 2025, në Njësinë Administrative Portëz, Fier, u zhvillua takimi informues dhe ndërgjegjësues me komunitetin në kuadër të projektit “Rritja e efiçencës dhe cilësisë së sherbimit nga  Policia e  Shtetit, aktorët lokal dhe komunitetit për viktimat e DHF dhe DHBGJ”, të zbatuar nga organizata Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS ).

Në takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, njësisë vendore, organizatave të shoqërisë civile dhe banorë të zonës. Diskutimet u përqendruan në dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore, duke theksuar ndërhyrjen e hershme dhe rolin e Policisë në mbështetjen e viktimave.

Pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrat e raportimit, kuadrin ligjor dhe mekanizmat për trajtimin e rasteve të dhunës. U nënvizua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, rritjen e besimit te qytetarët dhe sigurimin e shërbimeve mbështetëse si strehimi emergjent, ndihma juridike dhe mbështetja psikologjike.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing