Një takim ndërgjegjësues u zhvillua në qershor me komunitetin në Njësinë Administrative Mbrostar, Fier nga stafi i organizatës QKSHK/NCCS (Qendra Kombëtare për Shërbimet Komunitare).
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, punonjës të Njësisë Administrative, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe anëtarë të komunitetit.
Takimi kishte në fokus diskutimin e problematikave që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, si dhe rolin e policisë në komunitet për identifikimin, parandalimin dhe mbrojtjen në rastet e dhunës. Të pranishmit u informuan mbi procedurat e raportimit dhe rolin e mekanizmave të referimit për viktimat, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë diskutimit u ndanë raste konkrete dhe shqetësime që lidhen me mungesën e raportimit për shkak të pasigurisë apo mungesës së informacionit, si dhe u theksua rëndësia e ndërhyrjes së hershme parandaluese nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera vendore. Takimi evidentoi domosdoshmërinë për zgjerimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat, përfshirë strehimin emergjent, ndihmën ligjore falas dhe mbështetjen psikologjike.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.