Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna ne Familje – Durrës

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, zhvilloi më 23 korrik 2025 takimin e dytë me grupin e punës për zonën e Durrësit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga rajonet 1–4 dhe njësia administrative Rrashbull.

Pjesë e takimit u bënë administratorë socialë, punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, punonjës socialë pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, punonjës të shërbimit psikosocial pranë qendrave shëndetësore, si dhe përfaqësues nga Prefektura.

Fokus i takimit u bë diskutimi i rasteve konkrete me qëllim adresimin e nevojave, rritja e aksesit në shërbime për kategoritë vulnerabël, nevoja për qendra komunitare në çdo zone, roli dhe ngarkesa e Specialistëve të Policimit në Zonë në trajtimin e rasteve të dhunës.

U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe roli i Prefekturës si hallkë kyçe mes institucioneve vendore dhe qëndrore për adresimin e nevojave të komunitetit.