Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Durrës

Organizata “Gender, Paqe, Siguri” në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, zhvilloi sot në 27 maj takimin e parë me grupet e punës të ngritura me përfaqësues të institucioneve vendore shërbim-ofruese në Durrës dhe në njësitë administrative.

Pjesë e këtij takimi u bënë Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ), si dhe administratorë social, punonjës social të Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, psikologë të qendrave shëndetësore, punonjës të Zyrave të Mbrojtjes së Fëmijëve.

Këto takime janë të rëndësishme pasi japin mundësinë e diskutimeve konkrete për rastet e identifikuara, por edhe shkëmbimin e informacioneve për menaxhimin dhe adresimin sa më efikas të nevojave të tyre.

Takimet me grupet e punës do të vijojnë edhe në zonën e Manzës, duke përfshirë edhe aktorë të njësive administrative Sukth dhe Ishëm.