Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Elbasan

15 profesionistë të institucioneve vendore pjesë e MKR-ve të 7 Bashkive të Qarkut Elbasan ishin pjesëmarrës aktiv në takimin online që Forumi Gruas Elbasan realizoi me datën 29 tetor 2025 me Rrjetin Rajonal me 7 ETN-të e Bashkive të Qarkut Elbasan. Gjatë takimit u dikutuan 8 rastet me Urdhër Mbrojtjeje (gra dhe fëmijë) për ti mbështetur sipas nevojave, si dhe për ndarjen e praktikave pozitive të zhvilluara gjatë punës me rastet e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga Skema e Granteteve të programit SCPA.