Profesionistë të institucioneve vendore pjesë të Rrjetit Rajonal me 7 ETN-të (Ekip Teknik Ndërdisiplinor) e Bashkive të Qarkut Elbasan ishin pjesëmarrës aktiv në takimin që Forumi Gruas Elbasan realizoi me datën 29 Janar 2026. Gjatë takimit u prezantua rastet dhe sfidat e menaxhimit të tyre nga Gjykata, Prokuroria, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe 7 Koordinatoret vendore të dhunës në 7 Bashkitë e Qarkut Elbasan. Ky takim ka qënë gjithashtu një mundësi e mirë për ndarjen e praktikave pozitive të zhvilluara gjatë punës me rastet e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore midis 7 ETN-ve të Bashkive të Qarkut Elbasan.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Qarkun Elbasan”, pjese e Skemës së Granteve të Programit.

