Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier

Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (QKShK) zhvilloi më 24 tetor 2025 një workshop me stafin psiko-social dhe nxënësit e Shkollës së Mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran, në kuadër të nismave për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe promovimin e një mjedisi të sigurt e gjithëpërfshirës në shkolla.  Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me punonjësit socialë, policinë e zonës dhe shërbimin social, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mirëqenien e të rinjve.  Një moment i veçantë ishte krijimi i “Klubit të Sigurisë”, ku nxënësit do të angazhohen për ndërtimin e një ambienti shkollor të sigurt dhe pa dhunë.